Bota

Sulmet ndaj turistëve/ Ambasada amerikane në Dublin paralajmëron vizitorët në Irlandë: Mos ecni vetëm

Këshilla të tjera përfshinin: “Shmangni shikimin në telefonin tuaj ndërsa ecni në vende publike. Kufizoni përdorimin e kufjeve kur jeni në publik. Kini kujdes për konsumin tuaj të alkoolit."

27 Korrik 2023, 17:57 Nga f.i
Sulmet ndaj turistëve/ Ambasada amerikane në Dublin paralajmëron
foto ilustruese

SHBA- Ambasada amerikane në Dublin ka këshilluar vizitorët në Irlandë që të shmangin ecjen vetëm pas një sulmi ndaj një turisti nga Nju Jorku, raporton The guardian.

“Shmangni ecjen vetëm, nëse është e mundur, veçanërisht gjatë orëve të natës. Mos vishni ose ekspozoni bizhuteri ose orë të shtrenjta dhe mos mbani sasi të mëdha parash”, ka paralajmëruar ambasada.

Këshilla të tjera përfshinin: “Shmangni shikimin në telefonin tuaj ndërsa ecni në vende publike. Kufizoni përdorimin e kufjeve kur jeni në publik. Kini kujdes për konsumin tuaj të alkoolit."

Paralajmërimi vjen pas sulmit të Stephen Termini, 57 vjeç. Një grup të rinjsh sulmuan New Yorker-in në Store Street, në qytetin verior të Dublinit, më 19 korrik. Ai po qëndronte në një bujtinë në Rrugën Talbot aty pranë. Një adoleshent është akuzuar.

irlandë ambasada amerikane

Sondazh

Poll