Bota

Ndahet nga jeta vëllai i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe! Shpallen 3 ditë zie, flamujt në gjysmështizë

Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan ishte kryetar i Autoritetit të Portit Detar (Abu Dhabi).

27 Korrik 2023, 07:40 Nga A.B
Ndahet nga jeta vëllai i presidentit të Emirateve të Bashkuara
Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan

DUBAI-Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, vëllai i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve VAM.

“Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mban zi për vëllanë e tij, Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, përfaqësuesin e sundimtarit të Abu Dhabit. Sheikh Saeed, i cili vuante nga probleme shëndetësore, ndërroi jetë sot”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fazza (@faz3)

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shpallur fillimin e tre ditëve zie, gjatë së cilës flamujt do të jenë në gjysmështizë.

Saeed bin Zayed Al Nahyan ka lindur në vitin 1965 në Al Ain, dhe në qershor 2010 ai u emërua nënsekretar i Departamentit të Planifikimit në Abu Dhabi. Ai ishte gjithashtu përfaqësues i Sheikh Zayed bin Sulltan Al Nahyan. Ai ishte kryetar i Autoritetit të Portit Detar (Abu Dhabi)./Dosja.al

sheikh saeed bin zayed al nahyan

Sondazh

Poll