Bota

Arrestimet PARANDALUAN luftën e përgjakshme mes KLANEVE! 8 persona prangosen në Kroaci, kishin vjedhur kokainën e Radoje Zvicer

Sipas mediave kroate, të dyshuarit që u arrestuan sot në territorin e Rijekës dhe Zagrebit janë të lidhur me zhdukjen e 200 kilogramëve kokainë në pranverën e vitit të kaluar, e cila shkaktoi një konflikt brenda klanit.

26 Korrik 2023, 21:29 Nga k.m.
Arrestimet PARANDALUAN luftën e përgjakshme mes KLANEVE!  8 persona
Radoje Zvicer

KROACI- Një operacion anti-drogë është zhvilluar sot në Kroaci ku janë vënë në pranga bashkëpunëtorët e Radoje Zvicer, kreut të klanit Kavaç, të cilët dyshohet se janë të lidhur me kontrabandën e disa qindra kilogramëve kokainë, me vlerë të paktën 7 milionë euro. Sipas mediave kroate, të dyshuarit që u arrestuan sot në territorin e Rijekës dhe Zagrebit janë të lidhur me zhdukjen e 200 kilogramëve kokainë në pranverën e vitit të kaluar, e cila shkaktoi një konflikt brenda klanit.

Sipas informacioneve të mediave kroate, katër të dyshuar janë arrestuar në zonën e Zagrebit dhe Rijekës, dhe katër prej tyre tashmë janë në paraburgim.

"Në mesin e tyre është një shtetas i Maqedonisë së Veriut, 58 vjeç, i cili është arrestuar më herët pasi dyshohet se ka vjedhur 200 kilogramë kokainë nga anëtarët e klanit Kavaç, e cila do të transportohej nga Zagrebi në vendet e Evropës Perëndimore. Policia kroate, pas vjedhjes së drogës me vlerë milionëshe, ka shtuar masat e sigurisë, pasi priten konflikte të reja të përgjakshme për shkak të zhdukjes së kokainës."

Arrestimet PARANDALUAN luftën e përgjakshme mes KLANEVE!  8 persona

Mbi 60 njerëz u vranë në 9 vjet

Lufta e përgjakshme e klanit dikur unik Skaljar filloi në vitin 2014 kur 200 kilogramë kokainë u zhdukën nga një apartament në Valencia.

Pas zhdukjes së drogës dhe lindjes së dyshimeve tek anëtarët e klanit, ky grup kriminal u nda në klanet e Kavaçit dhe Skaljarit, të cilët hynë në një luftë shfarosjeje. Në mbarë botën u vranë mbi 60 njerëz, duke përfshirë Jovan Vukotiçin, ish-udhëheqësin e "Skaljarac" i cili u ekzekutua vitin e kaluar në Stamboll.  Lideri i “kavçanit”, Radoje Zvicer, është ende në arrati.

Policia kroate po ashtu ka deklaruar se është zbuluar se një grup personash kanë hyrë në territorin e Kroacisë me qëllim të rrëmbimin e maqedonasit dhe bashkëpunëtorëve të tij për t'i dënuar për tradhti. Ndaj dhe raportojnë se me arrestimin, 58-vjeçarit praktikisht i është shpëtuar jetan.

Të arrestuarve, Policia gjeti 125 kilogramë kokainë nga 200 të vjedhura, të groposura në fuçi në disa lokacione afër Zagrebit.

radoje zvicer

Sondazh

Poll