Bota

"I zgjaste rininë"! Kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin mbante të fshetë një harem me vajza

Një grua që "ia shiti virgjërinë Prigozhin kur ishte 18" tha se kreu i ushtrisë private "beson se seksi me vajza të pafajshme i zgjat rininë".

26 Korrik 2023, 21:53 Nga f.i
"I zgjaste rininë"! Kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin mbante
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Një raport i ri pretendon se kreu i grupit "Wagner", Yevgeny Prigozhin dyshohet se ka fshehur vajzat në një hotel në Shën Petersburg, raporton Dailymail. Përpara rebelimit të tij të armatosur kundër regjimit të Vladimir Putinit, Prigozhin mbante të fshehtë një harem me vajza shumë të reja të moshës 18 vjeç, në dhoma me qira në hotelin Solo Sokos në Shën Petersburg.

Një grua që "ia shiti virgjërinë Prigozhin kur ishte 18" tha se kreu i ushtrisë private "beson se seksi me vajza të pafajshme i zgjat rininë".

"Në atë kohë takova një vajzë tjetër, rreth moshës sime, e cila u dëbua nga shtëpia dhe kishte shumë nevojë për para. Ajo më pyeti nëse do të doja ta shisja virgjërinë time për 40,000 rubla, 623 dollarë në atë kohë," - tha Masha.

Masha rrëfehu se gjithmonë kishte dhoma të rezervuara për të dhe vajzat dhe gjithmonë kishte njerëz që i ruanin. Kishte vajza që nuk ishin të virgjëra, të cilat i paguante 5000 rubla.

Zbulimet vijnë vetëm një muaj pasi kreu i Grupit Wagner udhëhoqi një grup mercenarësh të tij në një kryengritje kundër ministrisë së mbrojtjes ruse, në të cilën ata pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-on-Don dhe sulmuan Moskën përpara se të shuanin rebelimin.

yevgeny prigozhin lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll