Sport

Ballkani bën ‘Ballkanin’ në “Fadil Vokrri”! Fiton bindshëm ndaj Larne… duke ëndërruar kualifikimin për më tej (video)

Pas eliminimit nga garat e Champions League, skuadra e Ballkanit nga Suhareka ka fituar 3-0 ndaj irlandezo-veriorëve në turin e dytë të Conferencë League.

25 Korrik 2023, 23:03 Nga DOSJA

Ballkani bën ‘Ballkanin’ në “Fadil Vokrri”!

KOSOVE - Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, triumfoi bindshëm në ndeshjen e parë, zhvilluar në “Fadil Vokrri” ndaj kampionëve të Irlandës së Veriut, Larne, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Kampionët e Kosovës e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, andaj edhe me meritë regjistruan fitore në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues.

Skuadrës nga Suhareka epërsinë fillestare ia dha Albion Rrahmani, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 26-të.


Shtatë minuta më vonë, në të 33-tën, Ballkani ndërtoi një aksion të bukur, me Nazmi Gripshin që dha një asistim për Almir Kryeziun, që dyfishoi epërsinë. Kështu u mbyll edhe pjesa e parë.


Gripshi u regjistrua në listën e golashënuesve, pasi shënoi në minutën e 67-të. Ai u asistua nga Rrahmani.


“Portokallinjtë” me këtë fitore dhe lojë të treguar mund të vlerësohet se janë me një këmbë në raundin tjetër.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht, në stadiumin “Solitude” në Belfast.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll