Sport

VIDEO / Partizani fiton minimalisht, por shumë larg paraqitjes me BATE Borisov!

Kampionët e Shqipërisë luajtën në Andorra ndeshjen e parë të ruandit të dytë të Conference Legue ndaj skuadrës modeste të Atletic Escaldes

25 Korrik 2023, 18:51 Nga DOSJA
VIDEO / Partizani fiton minimalisht, por shumë larg paraqitjes me BATE

ANDORRA - Partizani bën detyrën ndaj modestëve të Atletic Escaldes, duke fituar minimalisht 0-1. Pasi e kanë mbyllur në barazim me shifrat 0-0 pjesën e pare me fillimin e pjesës së dytës, është portieri i skuadrës nga Andorra që çuditërisht mban topin deri sa t’ja merrte Mba për të zhbllokuar sfidën në 0-1.


Minutat në vazhdim kanë sjellë edhe disa raste të tjera për Partizanin por disi kaotike pa mundur të ndryshojnë shifrat e rezultatit që mbetën të pandryshuar 0-1 me golin e shënuar në minutën e 53-të. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Tiranë dhe Partiznai ka shanse të mira për t’u kualifikuar për më tej.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll