Bota

Deputeti ukrainas në Maldive, Zelenskyy e quan 'tradhti'

Në mesin e korrikut Yuri Aristov, një deputet 48-vjeçar u pa në një hotel me pesë yje në arkipelagun e Oqeanit Indian

26 Korrik 2023, 07:57 Nga A.B
Deputeti ukrainas në Maldive, Zelenskyy e quan 'tradhti'
Maldive

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dënuar “tradhtinë” e një parlamentari i cili ka qënë me pushime në një hotel luksoz në Maldive, në një kohë kur presidenti ukrainas kwrkonte nga liderwt qw tw jepnin njw shembull tw mirw. 

Sipas faqes Slidstvo.info, në mesin e korrikut Yuri Aristov, një deputet 48-vjeçar u pa në një hotel me pesë yje në arkipelagun e Oqeanit Indian. Pas këtyre zbulimeve, kreu i grupit parlamentar David Arakhamia kërkoi që deputeti të “pezullohet menjëherë”.

Kam kërkuar të gjitha dokumentet e udhëtimit për punë dhe verifikimin e të gjitha informacioneve”, shpjegoi ai. Kryetari i parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefantchuk, zbuloi se ka marrë një letër dorëheqjeje nga Aristov, i cili është edhe nënkryetar i komisionit parlamentar përgjegjës për sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe inteligjencën, i cili luan një rol shumë strategjik. Në Ukrainë, nevojitet një votim në Parlament për të hequr nga detyra një deputet të zgjedhur.

Që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, dhe veçanërisht që nga futja e ligjit ushtarak, kushtet që rregullojnë udhëtimin jashtë vendit nga nëpunësit civilë dhe parlamentarët janë kontrolluar fort./Dosja.al

volodymyr zelenskyy yuri aristov

Sondazh

Poll