Bota

BE 1,5 mld euro për Kievin/ Von der Leyen:Mbështesim Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon luftën e pamëshirshme

Von der Leyen gjithashtu dënoi sulmet ruse në infrastrukturën e eksportit të Ukrainës dhe deklaroi se "ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj të pamëshirshme, ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën".

25 Korrik 2023, 16:25 Nga f.i
BE 1,5 mld euro për Kievin/ Von der Leyen:Mbështesim Ukrainën,
Ursula von der Leyen

UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se Bashkimi Evropian i ka dhuruar 1,5 miliardë euro Ukrainës, për ta ndihmuar në funksionimin e shtetit dhe riparimin e infrastrukturës nga dëmet e luftës, raportojnë mediat e huaja.

“Sot ne paguam 1.5 miliardë euro të tjera, për të ndihmuar në funksionimin e shtetit dhe riparimin e infrastrukturës”, -shkroi von der Leyen në Twitter.

Von der Leyen gjithashtu dënoi sulmet ruse në infrastrukturën e eksportit të Ukrainës dhe deklaroi se "ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj të pamëshirshme, ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën".

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll