Bota

'E pashë që po kalonte në një kënd 90 gradë'/ Banori tregon momentin e rrëzimit të helikopterit në Karystos: Në 3 sekonda dëgjova shpërthimin

Më tej, dëshmitari okular thekson se fillimisht në vendin e rrëzimit ka mbërritur një helikopter i Zjarrfikësve dhe ka hedhur ujë për të shuar zjarrin. 

25 Korrik 2023, 16:07 Nga a.l
'E pashë që po kalonte në një kënd 90
Bie helikopteri në Greqi

GREQI- Një dëshmitar, banor i zonës së Platanistos Karystos ku pak minuta më parë një helikopter i emergjencave civile shpërtheu në flakë dhe u rrëzua, ka treguar detaje nga ngjarja. Sipas tij helikopteri humbi kontrollin në vetëm pak sekonda pasi u përfshi nga flakët dhe ra në një përrua, shkruan Protothema.gr. 

"E pashë që më kalonte në një kënd 90 gradë. Unë them 'çfarë po bën?' Mendova se kishte marrë një pjerrësi të rrezikshme fluturimi. Në 3 sekonda dëgjova shpërthimin. Menjëherë është përfshirë nga flakët. Ai u hodh në një vatër të vogël. Një pjesë e Canadair u fut në pemë. Kur ra, u krijuan dy zjarre. Zjarrfikësit që ndodheshin aty pranë kanë zbritur menjëherë për t'i dhënë fund zjarrit”, thotë ai.

Më tej, dëshmitari okular thekson se fillimisht në vendin e rrëzimit ka mbërritur një helikopter i Zjarrfikësve dhe ka hedhur ujë për të shuar zjarrin. 

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll