Bota

"Lidhjet ushtarake", Ministri rus i Mbrojtjes do të zhvillojë vizitë zyrtare në Korenë e Veriut

Vizita e tij do të “mundësojë forcimin” e lidhjeve ushtarake dhe do të shërbejë si “një fazë e rëndësishme në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”.

25 Korrik 2023, 15:47 Nga f.i
"Lidhjet ushtarake", Ministri rus i Mbrojtjes do të
Sergey Shoigu

RUSI- Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu do të zhvillojë vizitë zyrtare në Korenë e Veriut, shkruajnë mediat e huaja.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi udhëtimin, duke thënë se Shoigu ishte ftuar nga zyrtarë të mbrojtjes të Koresë së Veriut për të marrë pjesë në ngjarjen për shënimin e 70-vjetorit të fitores së popullit korean në Luftën Patriotike të Pavarësisë në 1950-1953.

Vizita e tij do të “mundësojë forcimin” e lidhjeve ushtarake dhe do të shërbejë si “një fazë e rëndësishme në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”.

Koreja e Veriut është akuzuar vazhdimisht për shkelje të sanksioneve për të furnizuar Rusinë me armë për përdorim në Ukrainë, dhe Pheniani thuhet se ka ofruar të dërgojë punëtorë në territoret e okupuara të Ukrainës për të ndihmuar Rusinë të rindërtojë zonat që ajo shkatërroi.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll