Bota

Deri sot ishte një MISTER/ Zbardhet krimi i ndodhur 48 vite më parë, ish pastori amerikan rrëfehet se ka vrarë një 8 vjeçare në vitin 1975

Zandstra është akuzuar për vrasje, rrëmbim të një të mituri dhe posedim të një instrumenti krimi. 

25 Korrik 2023, 14:21 Nga a.l
Deri sot ishte një MISTER/ Zbardhet krimi i ndodhur 48 vite më
David Zandstra

SHBA-  Një ish-pastor 83-vjeçar është akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës së një pastori fqinj në vitin 1975. 

I dyshuari, David Zandstra, u arrestua më 17 korrik në Cobb County, Georgia, ku hetuesit thonë se ai rrëfeu se kishte vrarë 8-vjeçaren Gretchen Harrington gati pesë dekada më parë kur ai ishte pastor në Marple Township, Pensilvani. 

Rrëfimi i tij erdhi pasi hetuesit i paraqitën atij prova të reja të mbledhura në fillim të këtij viti, të cilat erdhën nga një intervistë me një informator konfidencial dhe një shënim në ditar që informatori shkroi në vitin 1975 kur ajo ishte një vajzë 10-vjeçare, shkruan CNN. 

Zandstra është akuzuar për vrasje, rrëmbim të një të mituri dhe posedim të një instrumenti krimi. 

david zandstra

Sondazh

Poll