25 Korrik 2023, 13:45
Nga a.l
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në një takim ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog. Në njoftim për shtyp, thuhet se Abdixhiku i ka treguar ambasadorit Syunzog planin 7 pikësh të LDK-së për zgjidhjen e krizës në Veri dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Njoftimi i plotë:
Kryetari Abdixhiku pret në takim ambasadorin e BE-së, Szunyog. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.
Në takim u bisedua dhe për nevojën e stabilitetit në vend, për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe BE-së dhe se rruga e vetme e duhur për Kosovën është integrimi euroatlantik.
Kryetari Abdixhiku i ka shpalosur ambasadorit Syunzog planin 7 pikësh të LDK-së i cili përmban zgjidhjen e krizës në veri dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin edhe për ecurinë e takimeve me akterë të jetës publike në vazhdën e ndërtimit të Rrugës së Re si dhe qëndrimet e LDK-së karshi të gjitha proceseve që po kalon vendi.
Tensionet në Veri
Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi serbët lokalë kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë në veri, që hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Serbët po kërkojnë tërheqjen e plotë të njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve të rinj. Faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet dhe Prishtina të organizojë zgjedhje të reja. Kosova ka rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat në veri – të banuara me shumicë serbe – por zyrtarët shtetërorë kanë kërkuar që ato të përgatiten në mënyrë që të mos ketë bojkot. Zgjedhjet e fundit në veri, ato të prillit kur u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë, u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.
lumir abdixhiku tomas szyunyog
Bota
25 Korrik 2023, 13:16
a.l
Manuel Sarrazi dhe Albin Kurti
KOSOVË- Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazi ka zhvilluar sot një vizit&e...
Bota
25 Korrik 2023, 13:05
a.l
Kyriakos Mitsotakis
SHBA- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaron se beteja aktuale me zjarret që kanë pushtuar prej ditësh disa raj...
Bota
25 Korrik 2023, 12:54
a.l
Foto ilustruese
UKRAINË- Ushtria e Ukrainës pretendon se Rusia ka nisur një sulm ajror në Kiev në orët e para t&eu...
Bota
25 Korrik 2023, 12:46
a.l
Policia e Kosovës
KOSOVË- Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veto...
Bota
25 Korrik 2023, 12:40
a.l
Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak
KOSOVË- Një zëdhënës i Bashkimit Evropian në një përgjigje për ...
Bota
25 Korrik 2023, 12:26
a.l
Zjarrfikësi i jep ujë qenit
GREQI- Pamje apokaliptike vijnë nga zjarret që kanë përfshirë prej ditësh disa rajone n...
Bota
25 Korrik 2023, 12:18
a.l
Tërmet në Adana
TURQI- Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 5.5 ballë janë raportuar mëngjesin e sotëm...
Bota
25 Korrik 2023, 12:14
a.l
Grupi Wagner
Mijëra mercenarë të grupit të lidhur me Rusinë, Wagner, kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebel...
Bota
25 Korrik 2023, 12:07
a.l
Parlamenti Izraelit
IZAREL- Parlamenti i Izraelit ka miratuar një pjesë të madhe të një reforme të diskutueshme që c&eum...
Bota
25 Korrik 2023, 12:03
a.l
Ekuador
EKUADOR- Një përplasje me armë zjarri mes dy gurpeve rivale në një urg në jugperëndim të Ekuadorit kanë...