Bota

Ushtria ukrainase: Rusia ka nisur sulmin ajror në Kiev

Ky rast pason, një breshëri sulmesh në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi.

25 Korrik 2023, 12:54 Nga a.l
Ushtria ukrainase: Rusia ka nisur sulmin ajror në Kiev
Foto ilustruese

UKRAINË-  Ushtria e Ukrainës pretendon se Rusia ka nisur një sulm ajror në Kiev në orët e para të mëngjesit të së martës. Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake në Kiev, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore "po angazhohen", shkruan Sky News. 

“Në periferi të Kievit, sistemet e mbrojtjes ajrore po angazhohen (në zmbrapsjen e sulmit)”, shkroi ai në kanalin e mesazheve Telegram.

Ky rast pason, një breshëri sulmesh në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi. Marrëveshja kishte lejuar eksportin e sigurt të grurit nga portet e bllokuara.  

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll