Bota

Veton Elshani: 74 policë të rinj nisin punën në Mitrovicën e Veriut, 45 prej tyre janë serbë

Po ashtu, sot u raportua se në rrjetet sociale serbe kanë publikuar fotografitë dhe emrat e pesë pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës.

25 Korrik 2023, 12:46 Nga a.l
Veton Elshani: 74 policë të rinj nisin punën në
Policia e Kosovës

KOSOVË- Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani njofton se 74 policë të rinj nga komunitetet në Kosovë kanë filluar punë në veri të vendit, ndërsa 45 prej tyre janë nga komuniteti serb.Sipas tij, pjesëtarët e rinj të policisë janë në fazën e trajnimit të tyre.  Gjithashtu Elshani u shpreh se për momentin pjesëtarët e rinj ende nuk kanë dalë në terren.

“74 policë të rinj nga komunitetet kanë ardh në veri, prej tyre 45 janë nga komuniteti serbë. Ndërsa të tjerët janë nga komunitetet tjera, romë, ashkali, egjiptas, boshnjak, turq. Për momentin është faza e trajnimit të tyre të brendshëm, e trajnimi i tyre përfshin patrullë, trafik, hetime, etj. Njëherë për njëherë ende s’kanë dal në terren”, ka thënë ai.

Po ashtu, sot u raportua se në rrjetet sociale serbe kanë publikuar fotografitë dhe emrat e pesë pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës. Policët e komunitetit serb ishin larguar nga ky institucion i sigurisë në fund të vitit të kaluar. 

Policia e Kosovës më 4 janar shpalli konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë nga radhët e komunitetit serb, boshnjak, turq, goran, rom, ashkali, egjiptas, kroat, malazez dhe maqedonas. 

veton elshani

Sondazh

Poll