Aktualitet

Aksident i frikshëm/ “Range Rover-i” përplas “Golf”-in te ministria e Arsimit, largohet nga vendngjarja (FOTO)

16 Tetor 2019, 05:42 Nga DOSJA
Aksident i frikshëm/ “Range Rover-i” përplas

Tiranë– Një aksident i frikshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme tek ministria e Arsimit në Tiranë, ku një automjet tip “Range Rover”, është përplasur me një “Golf”.

Një dëshmitar ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes në redaksinë e , ku shihet mjeti tip “Golf”, i cili ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme.

Sipas qytetarit, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por veç dëme materiale. Ai shton se automjeti tip “Range Rover” u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa shkaktari i aksidentit sipas tij ka qenë mjeti “Gol”, i cili bëri një manovër për t’u kthyer në drejtim të rrugës “Fortuzi”, duke përplasur makinën tjetër të përfshirë në aksident.

“Pershendetje joq! Aksident tek ministria e arsimit LIVE. Kam bere vetem kete foto pasi i kisha te gjithe ngjitur dhe kisha hall mos me thonin gje… spati vetem deme por gjithe lagjia doli dhe copat e makines iken mbas shpreses! Makina range rover qe u perplas iku ne drejtim te ish ambasades jugosllave, po shkaku aksidentit ishte per faj te golfit sepse nuk lejohet te kthehesh majtas ne drejtim te rruges fortuzi. Flm”, shkruan qytetari.

Marrë nga JOQ

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane range rover përplas makinën aksident ne tirane range rover përplas makinën

Sondazh

Poll