Bota

Trump apo Biden? Sondazhi: Shumica e amerikanëve me pikëpamje negative për dy liderët

Shumica e amerikanëve kanë qëndrim negativ edhe ndaj presidentit aktual, Joe Biden.

25 Korrik 2023, 07:53 Nga A.B
Trump apo Biden? Sondazhi: Shumica e amerikanëve me pikëpamje negative
Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA-Shumica e amerikanëve kanë ende një opinion të pafavorshëm për kandidatin presidencial Donald Trump dhe presidentin aktual Joe Biden, sipas sondazhit të fundit të Qendrës Kërkimore Pew.

Vlerësimi i Trumpit mbeti kryesisht i pandryshuar, duke pasur parasysh se rreth 63 për qind e qytetarëve amerikanë kanë një pikëpamje negative për të, ndërsa 35 për qind e shohin ish-presidentin në mënyrë të favorshme.

Në të njëjtën kohë, 66 për qind e republikanëve kanë një opinion shumë ose kryesisht të favorshëm për Trumpin, ndërsa nga ana tjetër, 32 për qind kanë një opinion shumë ose kryesisht të pafavorshëm për të.

Përqindja e republikanëve që kanë një pikëpamje pozitive për Trump ra me nëntë për qind në krahasim me korrikun e kaluar, kur 75 për qind e votuesve republikanë kishin një pikëpamje pozitive për të.

Midis votuesve demokratë, 91 për qind kanë një pikëpamje të pafavorshme për Trump, duke përfshirë 78 për qind që kanë një opinion shumë të pafavorshëm.

Shumica e amerikanëve kanë qëndrim negativ edhe ndaj presidentit aktual, Joe Biden, për të cilin 60 për qind e qytetarëve amerikanë kanë një qëndrim të pafavorshëm, ndërsa 39 për qind kanë qëndrim pozitiv.

Numri i atyre që kanë një opinion të pafavorshëm për Bidenin është rritur në krahasim me vitin e kaluar, kur të tillë amerikanë ishin 55 për qind./Dosja.al

donald trump joe biden

Sondazh

Poll