Bota

Rekord HISTORIK temperaturash! 47 gradë Celsius në hije në Palermo, shpallet 'ALARMI i kuq'

Rekordi i mëparshëm 44,8°C në Gusht të vitit 1999

25 Korrik 2023, 07:36 Nga A.B
Rekord HISTORIK temperaturash! 47 gradë Celsius në hije në
Foto ilustruese

ITALI- Një ditë më parë Italia vendosi rekordin historik të temperaturës. Palermo zhbën rekordin e të gjitha kohërave dhe regjistron vlerën 47 gradëve në hije në orën 15:42.

Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar 44,8°C në Gusht të vitit 1999. Për Observatorin Astronomik që mat temperaturat, kjo është një e dhënë shumë domethënëse pasi ka një diferencë kaq të madhe me dy gradë pas 23 vitesh.

Mbrojtja Civile rajonale ka shpallur alarmin e kuq për rrezikun e zjarrit në Siçili./Dosja.al

temperatura ekstreme itali

Sondazh

Poll