Bota

Kodrat përreth Palermos po digjen, flakët kërcënojnë shtëpitë dhe autostradën, mbyllet aeroporti

43 zjarre dhe temperatura rekord në Palermo.

25 Korrik 2023, 07:38 Nga A.B
Kodrat përreth Palermos po digjen, flakët kërcënojnë
Banesat

ITALI- Alarmi maksimal në Palermo është ngritur nga qendra bashkiake e operacioneve emergjente për shkak të zjarreve që ende mbështjellin kodrat rreth kryeqytetit.

Zjarret kanë të bëjnë veçanërisht me malin Capo Gallo, me pamje nga vendpushimi bregdetar i Mondello dhe kodrën Bellolampo. 

Aeroporti i kryeqytetit sicilian njoftoi në rrjetet sociale se do të jetë i mbyllur deri në orën 11 të ditës së sotme. Flakët arritën edhe në autostradën A29 Palermo-Mazara dhe nyjet Villagrazia Carini dhe Cinisi u mbyllën. Dhe nëse Palermo digjet, është e gjithë Siçilia ajo që përballet me problemin e zjarreve.

Mbrojtja Civile ka zbuluar 43 shpërthime të shkaktuara nga nxehtësia. Në Priolo, në zonën e Sirakuzës, në orën 15:00 temperatura ishte 47.6 gradë, shifër kjo e barabartë me atë të Katanias, një rekord për qytetin Etna. 

Gjithashtu në Palermo, observatori astronomik regjistroi 46.4 gradë, duke tejkaluar kulmin prej 44.8 që kishte ndodhur në 1999.

Operacionet e shuarjes pengohen nga temperaturat. Zjarret e tjera të mëdha po prekin gjithashtu provincën në Terrasini, Cinisi, Monreale, Piana degli Albanesi dhe San Cipirello. Disa banesa në zonën e Pizzo Sellës dhe fshatin bregdetar janë braktisur nga banorët për shkak të rrezikut nga flakët ose për shkak të ajrit të padurueshëm. M

Shqetësimit të shkaktuar nga zjarret i shtohen edhe ndërprerjet e energjisë elektrike . Një zjarr ka rënë edhe në parkun minerar Floristella-Grottacalda, në zonën që i përket bashkisë Enna, ku operon Mbrojtja Civile së bashku me tre ekipe të ardhura nga Lombardia./Dosja.al

moti ne itali itali

Sondazh

Poll