Bota

Moti i keq në Itali/ Reshje të dendura shiu në Milano, plagosen 3 persona nga rënia e pemëve

hiu shkaktoi disa përmbytje në rrugë dhe biznese.

24 Korrik 2023, 16:58 Nga f.i
Moti i keq në Itali/ Reshje të dendura shiu në Milano, plagosen 3
pamje nga vendngjarja

ITALI- Italia është duke u përballur me reshje shiu masive dhe përmbytje, ku si pasojë e motit të keq, janë plagosur tre persona në Milano, shkruajnë mediat e huaja.

Në rastin e parë, një pemë ra mbi një makinë që kalonte gjatë kohës që stuhia kishte goditur qytetin. Shoferi arriti të dilte nga makina pa lëndime të rënda, më pas u dërgua në spital për kontrolle.

Tre pemë të tjera të mëdha ranë mbi disa makina, duke plagosur dy gra, një 34 vieç dhe një 81 vjeç, të transportuara në spital në kushte jo të rënda. Shiu shkaktoi disa përmbytje në rrugë dhe biznese.

moti i keq ne itali milano

Sondazh

Poll