Bota

Regjisori serb bën deklaratën e fortë: Vuçiçi është mbetje e viteve 90', do të përfundojë si Millosheviçi

24 Korrik 2023, 16:18 Nga f.i
Regjisori serb bën deklaratën e fortë: Vuçiçi
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Regjisori serb, Stevan Filipoviç, njëri prej zërave më të zëshëm në Serbi kundër regjimit atje, në një intervistë për gazetën boshnjake “Slobodna Bosna”, ka bërë deklaratën e fortë për për presidentin e Serbisë.

Sipas tij Vuçiç është “mbetje” e nacionalizmit të viteve 90' dhe si i tillë, do të përfundojë si ish-paraardhësi i tij Sllobodan Millosheviç.

"Vuçiç është një mbetje e viteve 1990, asistenti i Sheshelit që tani ka pushtet absolut në diçka që duket më shumë si një kompani private sesa një shtet. Mendoj se është shumë e rrezikshme dhe qindra mijëra qytetarë në Serbi që dolën në rrugë gjatë këtyre protestave e ndajnë këtë mendim. Çfarë do të ndodhë më pas varet nga aftësia e ne qytetarëve për t'u artikuluar politikisht dhe përfundimisht për të gjetur një partner në atë që quhet opozita në Serbi, dhe kjo është gjithashtu pjesë e problemit,"-u shpreh regjisori.

"llobodan Millosheviçi përfundimisht ra për shkak të një sërë protestash të ngjashme, por duhet të jemi të vetëdijshëm se është një maratonë, jo një sprint. E njëjta gjë do të ndodhë me autokratin Vuçiç, i cili po shkon drejt diktaturës”-theksoi Filipoviç.

aleksander vucic stevan filipoviç

Sondazh

Poll