Bota

Vuçiç: Serbia e vlerëson vendimin e Surinamit për të tërhequr njohjen e Kosovës

24 Korrik 2023, 16:35 Nga f.i
Vuçiç: Serbia e vlerëson vendimin e Surinamit për
Aleksandër Vuçiç

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe Biznesit Ndërkombëtar të Surinamit, Albert Ramdin dhe me atë rast theksoi se Serbia e vlerëson shumë Republikën e Surinamit për vendimin e saj për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së shpallur së Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Siç thuhet në njoftimin për media të Zyrës për Bashkëpunim me Media të Presidentit të Republikës, Vuçiç ka shkëmbyer mendime me Ramdinin për drejtimet e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore ndërmjet Serbisë dhe Surinamit dhe përmirësimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh.

Vuçiç gjithashtu propozoi formimin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim, në mënyrë që të përcaktohen më lehtë fushat në të cilat ka mundësi për vendosjen e bashkëpunimit më të fortë, siç janë shëndetësia, arsimi, sporti e të tjera.

njohja e kosoves serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll