Bota

'Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh'/ Deputeti Avdullah Hoti kërcënohet në 'Facebook', ngrihet akt-akuzë ndaj 'agresorit virtual'

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

24 Korrik 2023, 16:00 Nga a.l
'Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh'/ Deputeti Avdullah
Avdullah Hoti

KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti ka rënë pre e një kërcënimi shumë të rëndë në rrjete sociale. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale R. S., ndaj të cilit Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë. 'Agresori virtual' e ka kërcënuar me jetë deputetin në një postim që ai kishte bërë në rrjetin social 'Facebook', ku jepte mendimin e tij për zhvillimet politike në vend. 

“Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”, ka komentuar ai. 

"Më 15.12.2022 në Prishtinë, pasi i dëmtuari A.H., deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte postuar në profilin e tij në rrjetit social “facebook” mendimin e tij për zhvillimet politike në vend, i pandehuri i lartcekur, me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social “facebook”, i shkruan koment që lidhet me punën apo me pozitën e të dëmtuarit dhe e kanosë seriozisht me fjalët: “Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”, ku me këtë rast tek i dëmtuari shkakton ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri kryen veprën penale të kanosjes", thuhet në njoftim. 

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

avdullah hoti

Sondazh

Poll