Bota

Koalicioni qeverisës i Izraelit miraton projekt-ligjin e rishikimit gjyqësor

Netanyahu dhe koalicioni i tij i krahut të djathtë janë përballur prej muajsh me protesta masive antiqeveritare për planin. 

24 Korrik 2023, 15:16 Nga a.l
Koalicioni qeverisës i Izraelit miraton projekt-ligjin e rishikimit
Izrael

IZRAEL- Parlamenti i Izraelit miratoi sot projektligjin e diskutueshëm të koalicionit Netanyahu që do të kufizojë ndjeshëm aftësinë e Gjykatës së Lartë për të rishikuar vendimet e qeverisë, pavarësisht protestave masive dhe presionit nga administrata Biden për të mos nxituar votimin.

Pjesa e parë e legjislacionit është pjesë e rishikimit gjyqësor të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, një plan që ka destabilizuar ekonominë, ushtrinë dhe marrëdhëniet e jashtme të Izraelit, shkruajnë mediat e huaja

Netanyahu dhe koalicioni i tij i krahut të djathtë janë përballur prej muajsh me protesta masive antiqeveritare për planin. Mijëra rezervistë izraelitë, përfshirë pilotë luftarakë dhe anëtarë të njësive të inteligjencës, kibernetike dhe operacioneve speciale në IDF, paralajmëruan ditët e fundit se nuk do të raportojnë në detyrë nëse ligji miratohet.

Presidenti Biden ka kërkuar gjithashtu që qeveria izraelite të arrijë në një konsensus të gjerë për reformën gjyqësore në vend që ta shtyjë planin në mënyrë të njëanshme. 

Projektligji kaloi në formën e tij më ekstreme 64-0, me opozitën që bojkotoi votimin pasi nuk u bënë kompromise. Mijëra izraelitë u mblodhën jashtë ndërtesës së Knessetit duke bllokuar rrugët në një përpjekje për të parandaluar ligjvënësit të arrijnë në kompleks.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll