Sport

Pirlo komenton ligën saudite, Juventusin dhe Milanin, pa harruar Maldinin…

“Ndoshta një ditë liga saudite do të jetë më e mira në botë”, tha Pirlo

24 Korrik 2023, 11:20 Nga DOSJA
Pirlo komenton ligën saudite, Juventusin dhe Milanin, pa harruar

ITALI - Ish-mesfushori legjendar italian Andrea Pirlo nuk është befasuar nga fuqia financiare e Arabisë Saudite dhe ka thënë se liga e këtij vendi në të ardhmen mund të jetë më e mira në botë. 

Në sezonin e ri, Pirlo do të punojë në krye të Sampdorias, e cila ra në Serie B. Këtu është edhe komenti i Pirlos për ligën e Arabisë Saudite, e cila po fiton forcë dhe popullaritet:

“Një treg i ri për lojtarët është hapur, siç ndodhi në Kinë disa vite më parë. Jeni të vetëdijshëm se jeta e futbollit është e tillë, nëse ka një mundësi dhe një shans, dikush do të vendosë ta përdorë atë. Ka një ligë italiane, një ligë angleze dhe do të kemi edhe ligën arabe. Ndoshta një ditë ajo do të jetë më e mira në botë.”

Ish-ndërkombëtare italian ka dhënë një vlerësim edhe për Milanin dhe Juventusin. Sipas tij, Pioli do të mbajë një përgjegjësi të madhe me Milanin, ndërsa Juventusit do t'i duhet kohë për të rifituar lavdinë e vjetër.

“Do të duhet kohë që të shfaqet një Juventus i ri. Te Milani, Stefano Pioli do të ketë shumë përgjegjësi pas trazirave dhe mendoj se do t'i mungojë Paolo Maldini. Jo vetëm sepse ishte një person i veçantë për lojtarët, por sepse Maldini është gjithmonë Maldini”, tha Andrea Pirlo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll