Bota

Panik për "pak oriz" në supermarketet në SHBA dhe Kanada, pasi India do ndalojë eksportet (VIDEO)

Vendimi në fjalë ka shkaktuar bujë tek konsumatorët, veçanërisht indianët që jetojnë në SHBA dhe Kanada, të cilët nxituan të zbraznin raftet e supermarketeve, duke parashikuar një të ardhme të zymtë në tregun global të orizit dhe rritje alarmante të çmimeve të ushqimeve.

23 Korrik 2023, 15:47 Nga m.s
Panik për "pak oriz" në supermarketet në SHBA dhe
qytetaret ne supermarkete duke blere oriz

SHBA- Qytetarët në panik kanë shkuar drejt supermarketeve në SHBA dhe Kanada, pasi India do ndalojë eksportet. Kjo situatë tejet shqetësuese është krijuar pas vendimit të Indisë marrë të enjten, për të ndaluar eksportet e orizit, në një përpjekje për të qetësuar rritjen e çmimeve vendase dhe për të frenuar çmimet e larta të ushqimeve.

Vendimi u mor nga qeveria e Indisë, për të mbrojtur tregun e brendshëm nga rritja e shpejtë e çmimeve të ushqimeve, duke siguruar mjaftushmërinë e orizit për qytetarët indianë, shkruan "Protothema". Vendimi në fjalë ka shkaktuar bujë tek konsumatorët, veçanërisht indianët që jetojnë në SHBA dhe Kanada, të cilët nxituan të zbraznin raftet e supermarketeve, duke parashikuar një të ardhme të zymtë në tregun global të orizit dhe rritje alarmante të çmimeve të ushqimeve.

Ulja e ofertës globale të varieteteve të ndryshme të orizit të bardhë, mund të fryjë më tej çmimet tashmë të larta të ushqimeve, të cilat janë rritur pas pushtimit rus të Ukrainës dhe ndryshimeve klimatike që kanë prekur të korrat në mbarë botën.Ky kaos mbizotëroi në supermarkete në shtete të ndryshme të SHBA-së, pas informacionit të marrë nga indianët, për ndalimin e eksporteve. 

Njerëzit po vërshojnë nëpër dyqane për të blerë pako, madje edhe thasë të tëra me oriz, pasi kanë frikë nga një rritje e mprehtë e çmimit të shitjes së tij në të ardhmen e afërt.

Vendet e prekura do të detyrohen t'u drejtohen furnizuesve alternativë në rajon, si Tajlanda dhe Vietnami, thonë ekonomistët, gjë që do të ndryshojë zinxhirin e furnizimit dhe do të shkaktojë luhatje të mprehta të çmimeve.

indi shba oriz

Sondazh

Poll

Bota 23 Korrik 2023, 14:50 k.m.

Mania e Nigerisë me rekordet Guinness

Foto ilustruese Deri në momentin që do të përfundoni leximin e këtij teksti, ka shumë mundësi që ndonjë nigeri...