Bota

Putin takon Lukashenkon: Kundërofensiva e Ukrainës ka dështuar! "Shakaja" e liderit bjellorus: Wagner po na streson...

Në takimin mes tyre është diskutuar mbi “partneritetin strategjik”, ku Putin tha se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar”.

23 Korrik 2023, 14:43 Nga f.i
Putin takon Lukashenkon: Kundërofensiva e Ukrainës ka dështuar!
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

RUSI- Vladimir Putin është takuar me liderin bjellorus Alexandër Lukashenko në Shën Petersburg, raportojnë mediat e huaja. 

Në takimin mes tyre është diskutuar mbi “partneritetin strategjik”, ku Putin tha se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar”. Ndërkohë sipas Lukashenkos nuk ka një kundërsulm nga Ukraina.

Gjithashtu temë e bisedës mes tyre ka qenë edhe vendodhja e grupit Wagner. Lukashenko thotë se po "mban" mercenarët rusë Wagner në Bjellorusinë qendrore dhe se Minsk po "kontrollon" situatën me luftëtarët e grupit në territorin e tij.

"Djemtë e Wagner po na stresojnë. Ata po kërkojnë të shkojnë në Perëndim, kërkojnë të më marrin leje ... për të shkuar në një udhëtim në Varshavë, në Rzeszow," i tha Lukashenko Putinit, i cili buzëqeshi. "Por sigurisht, unë po i mbaj në Bjellorusi qendrore, siç u pajtuam."

“Ne po kontrollojmë atë që po ndodh me Wagner”, tha ai, duke shtuar: “Ata janë në humor të keq”.

Kujtojmë se Bjellorusia ka shprehur gatishmëri ta ndihmojë Rusinë në luftë ndaj Ukrainës. Ajo s’ka dërguar trupa të saj në territorin ukrainas, por e lejoi Moskën t’ia përdorë territorin për të nisur pushtimin.

vladimir putin aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll