Pasaportat dhe ID-të e reja, Ministria e Brendshme: Pas kësaj date nuk mund t’i përdorni dot më kuponët e ‘Aleat’
TIRANË- Pasaportat dhe ID-të e reja, Ministria e Brendshme: Pas kësaj date nuk mund t’i përdorni dot më kuponët e ‘A...
Gjatë aksionit është sekuestruar edhe arma e krimit, me të cilën dyshohet të jetë kryer plagosja.
KUKËS- Policia ka arrestuar dy vëllezërit, autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shtiqen, ku mbeti i plagosur me armë zjarri kushëriri i tyre. Ata janë konfliktuar për motive pronësie. Gjatë aksionit është sekuestruar edhe arma e krimit, me të cilën dyshohet të jetë kryer plagosja.
Gjithashtu për këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe vijon puna për arrestimin e personit të tretë, që është vëllai i dy të arrestuarve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dy vëllezërit të cilët plagosën dje me armë zjarri kushëririn e tyre për çështje pronësie janë kapur nga policia.
Në pranga kanë rënë V. M., 48 vjeç dhe Xh. M., 51 vjeç, banues në Shtiqen, të cilët bashkë me vëllanë tjetër të shpallur në kërkim, qëlluan me armë zjarri duke plagosur kushëririn e tyre, G.M.
Tre vëllezërit janë konfliktuar për motive pronësie, me kushërinjtë e tyre, shtetasit S. M., B. M. dhe nipin e tyre, shtetasin G. M. Gjatë konfliktit, tre vëllezërit kanë shkatërruar me mjete të forta zetorin e shtetasit S. M.
Xh. M. Plagosi me armë zjarri në këmbë, shtetasin G. M., si dhe kanosi shtetasin S. M.
Shtetasi i shpallur në kërkim A. M. dyshohet se ka qëlluar me çifte dhe ka goditur me shkop bejzbolli, shtetasin B. M. Shtetasit e dëmtuar janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paremendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”
TIRANË- Pasaportat dhe ID-të e reja, Ministria e Brendshme: Pas kësaj date nuk mund t’i përdorni dot më kuponët e ‘A...
Votimi në Rrogozhinë RROGOZHINË- Identifikohen problemet e para në procesin zgjedhor në Rrogozhinë. Në qendrën e vo...
Momenti i arrestimit VLORË- Arrestohet 33-vjeçari, pjesëtar i një grupi kriminal. Në pranga ka rënë shtetasi ...
Zgjedhjet RROGOZHINË-Thyhet urdhri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një nga Qendrat e Votimit në Rrogozhinë, pasi në...
Anetari RROGOZHINË- Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qendrën e votimit 22-31, mes një vëzhgues...
Perfaqesuesi i KQZ RROGOZHINË- Incident gjatë procesit të votimit. Në qendrën e votimit nr.22-23 në Rrogozhinë, ësh...
Foto ilustruese LEZHË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Rrile-Tal...
Qytetaret RROGOZHINË- Qytetarët në Rrogozhinë janë më të përkushtuar se në 14 maj për të votuar zgje...
Policia Policia ka arrestuar shoferin e autobotit me ujë, i cili aksidentoi për vdekje mbrëmjen e djeshme 60 vjeçarin turk në Qa...
Lumi Drin PRIZREN- Një person është gjetur i vdekur në lumin Drini i Bardhë në Prizren. Policia e ka cilësuar rastin si ...