Aktualitet

Zgjedhjet/ Pjesëmarrje e lartë votuesish në Rrogozhinë krahasuar me 14 majin, qytetarët presin në radhë

Nga statistikat tregohet se ka një pjesëmarrje më të lartë të votuesve tani se në të njëjtën kohë, 2 muaj më parë.

23 Korrik 2023, 09:33 Nga A.B
Zgjedhjet/ Pjesëmarrje e lartë votuesish në Rrogozhinë
Qytetaret

RROGOZHINË- Qytetarët në Rrogozhinë janë më të përkushtuar se në 14 maj për të votuar zgjedhjen e kryebashkiakut. Nga statistikat tregohet se ka një pjesëmarrje më të lartë të votuesve tani se në të njëjtën kohë, 2 muaj më parë.

5.21% është numri i votuesve, ndërsa 2 muaj më parë, në po të njëjtën orë pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 1.7%.

Ndryshe nga 14 maji, ata do të vendosin shenjën e tyre vetëm në një fletë votimi ku i pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”./Dosja.al

zgjedhje ne rrogozhine

Sondazh

Poll