Aktualitet

Aksidentoi për vdekje me çisternën e ujit shtetasin turk në Skrapar, arrestohet shoferi i autobotit

60-vjeçari Osman Akçay, ishte duke punuar kur çisterna me ujë e njërit prej kamionëve të firmës është shkëputur gjatë ngjitjes së mjetit në zonë malore dhe e ka zënë poshtë.

23 Korrik 2023, 09:16 Nga A.B
Aksidentoi për vdekje me çisternën e ujit shtetasin turk
Policia

Policia ka arrestuar shoferin e autobotit me ujë, i cili aksidentoi për vdekje mbrëmjen e djeshme 60 vjeçarin turk në Qafën e Dëvrisë, disa kilometra larg fshatit Gjerbës në Skrapar. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar, pasi mbrëmjen e djeshme duke transportuar ujë me një çisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, çisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin O.A., 60 vjeç, (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë.'- raporton Policia.

60-vjeçari Osman Akçay, ishte duke punuar kur çisterna me ujë e njërit prej kamionëve të firmës është shkëputur gjatë ngjitjes së mjetit në zonë malore dhe e ka zënë poshtë.

Sondazh

Poll