Aktualitet

FOTO- Thyhet rregulli i KQZ, dhjetëra persona i afrohen dy qendrave të votimit në Rrogozhinë

Sipas urdhrit të KQZ-së, nuk duhet të ketë grumbullime jashtë ambienteve të QV-ve dhe persona që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor duhet të qëndrojnë 150 metër larg QV-në.

23 Korrik 2023, 10:17 Nga A.B
FOTO- Thyhet rregulli i KQZ, dhjetëra persona i afrohen dy qendrave të
Zgjedhjet

RROGOZHINË-Thyhet urdhri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një nga Qendrat e Votimit në Rrogozhinë, pasi në një objekt ku janë vendosur dy qendra votimi ka një prani të madhe personash që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe nuk janë votues.

Sipas urdhrit të KQZ-së, nuk duhet të ketë grumbullime jashtë ambienteve të QV-ve dhe persona që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor duhet të qëndrojnë 150 metër larg QV-në.

FOTO- Thyhet rregulli i KQZ, dhjetëra persona i afrohen dy qendrave të

Në këto raste anëtarët e komisionit të QV-së duhet të mbajnë procesverbal dhe duhet të lajmërojnë policinë e shtetit./Dosja.al

zgjedhje ne rrogozhine

Sondazh

Poll