Aktualitet

Çisterna me ujë e zë poshtë, ndërron jetë shtetasi turk në Skrapar

60-vjeçari Osman Akçay, ishte duke punuar kur çisterna me ujë e njërit prej kamionëve të firmës është shkëputur gjatë ngjitjes së mjetit në zonë malore dhe e ka zënë poshtë.

23 Korrik 2023, 07:18 Nga A.B
Çisterna me ujë e zë poshtë, ndërron jetë
Ambulanca

SKRAPAR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Qafën e Dëvrisë, disa kilometra larg fshatit Gjerbës në Skrapar. Një shtetas turk ka gjetur vdekjen aksidentalisht në një kantier ku nxirren pllaka mermeri.

60-vjeçari Osman Akçay, ishte duke punuar kur çisterna me ujë e njërit prej kamionëve të firmës është shkëputur gjatë ngjitjes së mjetit në zonë malore dhe e ka zënë poshtë.

Shtetasi turk ka gjetur vdekjen në vend dhe trupi i tij i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku edhe do të kryehet autopsia.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Policisë Skrapar dhe DVP-së Berat, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë aksidentale, që i mori jetën shtetasit turk./Dosja.al

vdes turku ne skrapar

Sondazh

Poll