Aktualitet

'Performancë e dobët në punë'/ Pezullohet nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare, nis hetimi disiplinor (EMRI)

Policia e Durrësit njofton se pezullimi i tij nga detyra është bërë për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve.

22 Korrik 2023, 17:09 Nga a.l
'Performancë e dobët në punë'/ Pezullohet nga
Foto ilustruese

DURRËS- Nënkomisar Kastriot Karafili, me detyre shef në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës është pezulluar nga detyra. Policia e Durrësit njofton se pezullimi i tij nga detyra është bërë për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve. Po ashtu bëhet me dije se ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës. 

NJOFTIMI I PLOTË:

DVKM Durrës

Ditën e sotme është pezulluar nga detyra, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, Nënkomsiar Kastriot Karafili.

Shefi i Stacionit është pezulluar nga detyra, për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës.

Ndërkohë, nga ana e Policisë së Shtetit kërkohet rritja e nivelit dhe e standardeve për shërbimin ndaj qytetareve dhe rritja e treguesve të punës në luftën ndaj paligjshmërive dhe krimit.

kastriot karafili

Sondazh

Poll