Bota

Stoltenberg bisedë telefonike me Zelenskyy-n, ndan LAJM e mirë: Ukraina, më pranë se kurrë me NATO-n

Ai poashtu njofton se kanë folur për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit.

22 Korrik 2023, 17:40 Nga a.l
Stoltenberg bisedë telefonike me Zelenskyy-n, ndan LAJM e mirë:
Jens Stoltenberg dhe Volodymyr Zelenskyy

Shefi i NATO-s ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Në një postimi në Twitter, Stoltenberg shprehet se Ukrainë është më afër se kurrë ndaj Aleancës. 

“Ukraina është më afër NATO-s se kurrë”, shkruan Stoltenberg. 

Ai poashtu njofton se kanë folur për tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit.

Ne dënojmë fuqishëm përpjekjen e Moskës për të përdorur ushqimin si armë,” shkroi Stoltenberg. NATO do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shtoi ai.

Rusia njoftoi pak ditë më parë pezullimin e marrëveshjes derisa të plotësohen kërkesat e Moskës. 

jens stoltenberg

Sondazh

Poll