Aktualitet

Alarmi për bombë në mjetin e gjyqtarit, policia sqaron ngjarjen: Nuk gjetëm eksploziv në makinë

15 Tetor 2019, 14:03 Nga DOSJA
Alarmi për bombë në mjetin e gjyqtarit, policia sqaron ngjarjen:

Policia e Korçës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, ku gjyqtari Markeliano Kuqo mori një telefonatë ku thuhej se në mjetin e tij kishte lëndë plasëse.

Policia e Korçës dhe Njësia Antieksploziv raportojnë se kanë rrethuar menjëherë zonën, ku pas veprimeve të kryera nuk është gjetur sasi plasëse.

Një alarm për bombë tronditi  qytetin e Korçës. Gjyqtari Markelian Kuqo mori një telefonatë anonime nga burgu i Drevonës për bombë në mjetin e tij. Policia shkoi në vendngjarje, rrethoi zonën duke kontrolluar për lëndë plasëse në makinë.

Informacion paraprak: 

Më datë 15.10.2019, nga një telefonatë, jemi njoftuar se në lagjen nr.3, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të gjyqtarit M.K, i cili ndodhej i parkuar në garazhin e Gjykatës, ishte vendosur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Menjëherë në vendngjarje, shkuan shërbimet policore të cilat bënë rrethimin dhe sigurimin e zonës. Pas verifikimit dhe veprimeve të kryera nga Njësia Antieksploziv, në mjet nuk u konstatua sasi plasëse.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ka kryer njoftim të rremë në organet e rendit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alarm per bombe ne makine e gjyqtarit korce markelian kuqo alarm per bombe ne makine e gjyqtarit korce markelian kuqo

Sondazh

Poll