Sport

Çiklizmi në zi! Një tjetër tragjedi në garë: në Austri humb jetën një 17-vjeçar italian nga Vicenza

Jacopo Venzo humbi jetën pas një rënieje të tmerrshme gjatë fazës së parë të Junioren Rundfahrt.

22 Korrik 2023, 15:43 Nga DOSJA

Çiklizmi në zi! Një tjetër tragjedi në garë:

ITALI - Një tjetër tragjedi në çiklizëm. Jacopo Venzo, një i ri 17-vjeçar nga Cartigliano pranë Vicenzas, humbi jetën në Austri, pas një rrëzimi të tmerrshëm në tatëpjetë gjatë fazës së parë të Junioren Rundfahrt. 

Njoftimi erdhi sot, edhe nëse tragjedia ka ndodhur dje, nga ekipi i tij, Campana Imballaggi Geo&Tex Trentino me një postim në Facebook. Nga plagët e marra, çiklisti ka ndërruar jetë në spital. Të afërmit kanë mbërritur mbrëmë në Linz. Gara e skenës është anuluar.

Skena që rezultoi fatale për Venzo kishte nisur në lokalitetin Haid dhe përfundonte në Marchtrenk. Në këtë garë morën pjesë 140 garues nga vende të ndryshme evropiane, por edhe nga jashtë.

"Federata Italiane e Çiklizmit bashkohet me dhimbjen për humbjen shumë të rëndë të një djali të ri, me shumë faqe për të shkruar, në sport dhe në jetë. Në emër të të gjithë lëvizjes italiane të çiklizmit, ne ofrojmë ngushëllimet tona më të thella për familjen, miqtë, ekipin e tij dhe të gjithë ata që e donin Jacopo". Ky është mesazhi i ngushëllimit nga FCI për ndarjen nga jeta të çiklistit të ri Jacopo Venzo.

Çiklizmi në zi! Një tjetër tragjedi në garë:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll