Sport

IShowSpeed e “harron” Ronaldon dhe bëhet tifoz i Messit, pas golit model kundër Cruz Azul. Video bëhet virale…

Transmetuesi i mirënjohur brazilian heq fanelën Cristiano Ronaldos për të mbajtur atë të argjentinasit

22 Korrik 2023, 12:20 Nga DOSJA

IShowSpeed e “harron” Ronaldon dhe bëhet tifoz i Messit, pas

SHBA - YouTuber-i dhe influencuesi i njohur brazilian IShowSpeed, i famshëm mbi të gjitha për faktin se u deklarua hapur si tifozi numër një i portugezit Cristiano Ronaldo, ndryshoi mendim këtë të premte në debutimin e rivalit më të madh të CR7 në skenën e futbollit të MLS-së. Bëhet fjalë, as më shumë e as më pak, për Lionel Messin.

Transmetuesi brazilian mundi të ishte në një vend të privilegjuar në fushën e stadiumit DRV PNK në Fort Lauderdale në ndeshjen e Kupës së Ligës ndërmjet Inter Miami dhe Cruz Azul nga Meksika, e pritur nga shumë për debutimin e kampionit të botës me skuadrën e drejtuar nga 'Tata' Martino.

Edhe pse gjatë gjithë pjesës së parë ai nuk pati mundësinë ideale për ta parë “Pleshtin”, Speed ​​pa momentin perfekt për të filluar regjistrimin e kamerës së tij, kur Messi po përgatitej të ekzekutonte goditjen e lire, që përfundoi të ishte goli i tij i parë me ekipin e tij të ri.

Në materialin që postoi menjëherë në rrjetet e tij, transmetuesi shihej i veshur me një fanelë të skuadrës portugeze me emrin dhe numrin e Cristiano-s, ndërsa deklaronte se do të bëhej fans i Messit nëse shënonte, madje shihen disa fëmijë në audiencë duke e paralajmëruar për kontradiktën e tij të dukshme përpara se stadiumi të shpërthejë pas golit të madh të argjentinasit. 

Menjëherë më pas golit, Speed ​​hoqi fanelën që kishte veshur dhe zbuloi numrin 10 të Inter Miamit, teksa shpërtheu në një festë të madhe. Një video e tërë virale, me një përgatitje të gjatë dhe një përfundim më të mirë. Goli i parë i Messit me skuadrën e tij të re…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll