Sport

Rúben Dias i 'përgjigjet' CR7-s: "Futbolli evropian do të vazhdojë të jetë më konkurrues"

Në një intervistë për 'BeIN Sports', mbrojtësi i Manchester City ka komentuar bastin që sauditët kanë vënë këtë verë.

22 Korrik 2023, 14:00 Nga DOSJA
Rúben Dias i 'përgjigjet' CR7-s: "Futbolli evropian

ANGLI - Rúben Dias ishte i ftuar këtë të premte për të komentuar deklaratat më të fundit të Cristiano Ronaldos, kur kapiteni i kombëtares portugeze dhe sulmuesi i Al Nassr zbuloi, pak momente pas miqësores kundër Celtas, në trofeun e Algarve, se ai nuk do të kthehet në Kontinentin e Vjetër, sepse konsideron se futbolli evropian "tashmë ka humbur shumë cilësi".

"Evropa? Jo, ajo derë është plotësisht e mbyllur. Unë jam tashmë 38 vjeç e gjysmë dhe nuk ia vlen. Në mënyrën si e shoh futbollin, mendoj se Evropa ka humbur shumë cilësi. E vetmja ligë që për mua ka shumë cilësi dhe që është në një nivel më të lartë se të gjitha të tjerat është Premier League”, tha Cristiano Ronaldo të hënën e kaluar.

Sot, në një intervistë për 'BeIN Sports', qendërmbrojtësi i Manchester City, theksoi mendimin e tij për këtë temë: "Futbolli saudit po dërgon një mesazh. Mendoj se, në fakt, askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Besoj se të gjithë do të duhet të presim për të parë se si do të zhvillohen gjërat, por duke iu referuar të tashmes them se futbolli do të jetë më konkurrues në Premier League, por dhe në Europë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll