Sport

ZYRTARE/ Zbulohet 'kuarteti' i kapitenëve të rinj të Barcelonës!...

Me largimin e Sergio Busquets dhe Jordi Alba, Barcelona duhej të emëronte kapitenët e saj të rinj dhe tani dihet se kush do ta shoqërojë Sergi Roberton në këtë rol.

22 Korrik 2023, 11:20 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Zbulohet 'kuarteti' i kapitenëve të rinj të

SPANJE - Kjo është traditë te Barça. Çdo vit, dy më të moshuarit në skuadër emërohen kapiten. Që nga largimi i Lionel Messit, këtë rol e kishte trashëguar Sergio Busquets, i ndjekur nga Sergi Roberto, i cili në fakt rikuperoi titullin e kapitenit numër 1 me përfundimin e kontratës së mesfushorit. 

Për ta mbështetur atë, katalanasit gjetën Marc-André ter Stegen, i cili ka veshur fanelën e skuadrës që nga viti 2014. Por kjo nuk është e gjitha. Klubi ka marrë përsipër emërimin e dy kapitenëve shtesë të zgjedhur nga grupi.

Dhe "rezultati" u përcaktua dje. Siç pritej, Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo do të trashëgojnë shiritin në krah, në mungesë të Sergi Roberto dhe Marc-André ter Stegen, siç njoftoi klubi në rrjetet sociale. Më kot ishin përmendur edhe emrat e Robert Lewandowskit dhe Ousmane Dembélé. 

ZYRTARE/ Zbulohet 'kuarteti' i kapitenëve të rinj të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll