Sport

VIDEO/ Messi dhe magjia e golit, që emocionoi Beckham dhe ngriti në këmbë LeBron James, Serena Williams dhe Kim Kardashian!

Thjesht prania e lojtarit më të mirë aktualisht në botë, mbushi tribunat e stadiumit DRV PNK me personalitete VIP, të cilët u befasuan nga argjentinasi.

22 Korrik 2023, 09:15 Nga DOSJA

VIDEO/ Messi dhe magjia e golit, që emocionoi Beckham dhe ngriti në

SHBA - Lionel Messi ka mbërritur me magjinë e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vend ku rreth 30 vite më parë mezi luhej futboll. Sonte, saktësisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Europë, ai debutoi me Inter Miami kundër Cruz Azul të Liga MX dhe me një prekje i dha fitoren skuadrës së tij, një nga më të këqijat e sezonit aktual.

Sidoqoftë, prania e thjeshtë e lojtarit aktualisht të konsideruar si më të mirin në botë, mbushi tribunat e stadiumit DRV PNK në Fort Lauderdale, me një turmë që dukej se po e shikonte finalen për ndonjë ndeshjeje për titull.

Në fakt, në tribuna nuk kishte tifozë të zakonshëm. Në ndarjet luksoze, u shfaq David Beckham, i veshur elegant dhe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, duke mirëpritur jetset e qytetit të Majamit dhe disa figura të sportit botëror.

Transmetimi televiziv shfaqi çiftin e martuar Gloria dhe Emilio Stefan në një narje, dy nga figurat latine më të njohura në qytet, këngëtari Marc Anthony, i cili kërceu si i çmendur pas golit të madh të Messit.

Si dhe Becky G, një nga artistet aktualisht në modë, e cila këndoi edhe Himnin Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, para bilbilit fillestar.

Ish-futbollisti argjentinas, Sergio 'Kun' Agüero, një nga miqtë më të ngushtë të Messit dhe gjithashtu një nga tifozët e tij të mëdhenj në mbarë botën, ishte gjithashtu i pranishëm në ndeshje.

Para ndeshjes është parë edhe socialja Kim Kardashian, e cila ka shfrytëzuar rastin edhe për të bërë një foto me David Beckham pikërisht në hyrje të fushës.

Më pas, me golin madhështor të Leos në kohën e shtuar të lojës, në tribuna shpërtheu entuziazmi edhe figura të tjera të mëdha të të gjitha kohërave në sporte të tjera, të krahasueshme me madhështinë e Messit: tenistja Serena Williams, e pranishme në fushë e shoqëruar nga djali i saj, njëlloj si familja Beckham.

Si dhe LeBron James, i cili në minutat e para të lojës i dha Messit një përqafim të përzemërt,  ndërsa ai priti momentin për të hyrë në fushë në pjesën e parë.

VIDEO/ Messi dhe magjia e golit, që emocionoi Beckham dhe ngriti në

Shumëkush prej tyre, duke nisur edhe nga David Beckam, Serena Williams apo LeBron James, Sergio Agurro, nuk u përlotën nga kënaqësia…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll