Sport

VIDEO/ Leo bën Messin edhe te Inter Miami! Gol i mrekullueshëm, mjafton një magji e ‘Pleshtit’ për të fundosur Cruz Azul

Festë në Inter Miami: Lionel Messi bëri debutimin e tij dhe shënoi një gol të mrekullueshëm për t'i dhënë skuadrës së tij fitoren 2-1 në kohën shtesë ndaj Cruz Azul në Kupën e Ligës.

22 Korrik 2023, 09:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Leo bën Messin edhe te Inter Miami! Gol i mrekullueshëm,

SHBA - Në orët e para të mëngjesit të së shtunën së sotme, me 22 korrik, kampioni dhe ylli Leo Messi debutoi me skuadrën e tij të re Inter të Miamit.

Argjentinasi hyri në fushë në minutën e 55-të dhe në minutën e 93-të me mjeshtërinë që ka përdorur në karrierë, me këmbën e majtë ekzekutoi një goditjeje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetë, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij të Inter Miamit në Kupën e Ligës.

Kur ndeshja dukej se përfundonte në barazim dhe do të shkonte te penalltitë, Leo Messi, ndryshoi gjithçka. Argjentinasi u kujdes për pjesën tjetër! Me një ekzekutin perfekt, të nxjerrë nga nga repertori i tij magjik, nga jashtë zonës, ai e dërgoi topin në rrjetë, për të mposhtur portën e Andrés Gudiño dhe dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij të re Inter Miamit.

Gëzimi dhe entuziazmi nuk mund të përshkruhet. Me paraqitjen e Lionel Messit, Inter Miami duket se do të kthejë një situatë të vështirë sa i përket rezultateve në MLS edhe pse tani po fokusohet në Kupën e Ligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll