Sport

"Barcelona ishte viti më i vështirë i karrierës sime. Tani në Miami, po e nis nga Messi"

“Nuk e kuptova mirë se çfarë do të thoshte të drejtoje Barçën dhe për këtë pagova një çmim të lartë. Ishte viti më i vështirë i karrierës sime,”- shprehet trajneti Tata Martino.

21 Korrik 2023, 21:06 Nga DOSJA
"Barcelona ishte viti më i vështirë i karrierës sime.

SHBA - Pas Barcelonës, një lloj Barcelone 2. Gerardo Martino, ndoshta nuk e priste të gjente në Miami kaq shumë lojtarë të trajnuar në kohën e përvojës së tij në pankinën “Blaugrana”. 

Pas Messit dhe Busquets do të vijë Jordi Alba, ndërsa Iniesta dhe Suarez janë shumë të tunduar. Në një intervistë për “Catalunya Radio”, Tata kujtoi se sa i vështirë ishte ai sezon dhe gjithashtu foli për atë që pret për të ardhmen.

“Nuk e kuptova mirë se çfarë do të thoshte të drejtoje Barçën dhe për këtë pagova një çmim të lartë. Ishte viti më i vështirë i karrierës sime, nuk isha në dijeni të gjithçkaje që përfshinte kjo sfidë”.
“Unë nuk kisha qenë lojtar i Barçës, Bokës apo Riverit dhe përfundova duke paguar një çmim të lartë për papërvojën time,”- vazhdoi Martino. 

Tani aventura në Florida: "Ne jemi në gjysmë të rrugës së sezonit, me një skuadër për të ndryshuar dhe entuziazmin që gjeneroi ardhjen e Messit. Duhet të përfundojmë rindërtimin e ekipit dhe t'i japim formë futbollit.

Iniesta? Ai është një nga lojtarët më të mirë dhe njerëzit më të mirë që kam trajnuar ndonjëherë. Nuk ka asgjë më shumë për të thënë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll