Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ Po kthehej nga Greqia, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferja

Shoferja e mjetit, e cila po kthehej në Shqipëri nga Greqia, është dërguar në spitalin e Fierit.

22 Korrik 2023, 10:12 Nga A.B
Aksident në Levan-Tepelenë/ Po kthehej nga Greqia, automjeti del nga
Foto ilustruese

TEPELENË- Një aksident tjetër ka ndodhur në vendin tonë. Në aksin 'Levan-Tepelenë', mjeti tip Audi ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kafaraj. 

Shoferja e mjetit, e cila po kthehej në Shqipëri nga Greqia, është dërguar në spitalin e Fierit. Sipas bluzave të bardha drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën. Dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara./Dosja.al

aksident ne fier

Sondazh

Poll