Aktualitet

Harrojnë bombolën e gazit ndezur! Shkrumbohet për herë të dytë banesa në Berat

Në kohën kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodhej kryefamiljari Krenar Gjata dhe bashkëshortja e tij.

22 Korrik 2023, 08:18 Nga A.B
Harrojnë bombolën e gazit ndezur! Shkrumbohet për herë
Digjet banesa

BERAT- Një banesë në Berat është shkrumbuar totalisht nga flakët për herë të dytë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Donika Kastrioti’.

Në kohën kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodhej kryefamiljari Krenar Gjata dhe bashkëshortja e tij.

Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe shkak ka qenë bombola e gazit, që ishte lënë e ndezur nga të zotët e shtëpisë, pasi kishin dalë për punë. Kjo është hera e dytë që kjo banesë digjet, në dy vitet e fundit.

Harrojnë bombolën e gazit ndezur! Shkrumbohet për herë

shperthen bombula e gazit

Sondazh

Poll