Sport

Pubalgjia e juventinit Vlahovic, vë në dyshim kalimin e sulmuesit serb te PSG-ja...

Sipas informacioneve nga “RMC”, gjendja shëndetësore e Dushan Vlahovic ngre pikëpyetje për PSG-në. Viktimë e pubalgjisë kronike, serbi ka humbur shumë ndeshje këtë sezon me Juventusin.

21 Korrik 2023, 19:15 Nga DOSJA
Pubalgjia e juventinit Vlahovic, vë në dyshim kalimin e sulmuesit serb

FRANCE - Dushan Vllahovic është shqetësuar. Gjithmonë në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror, PSG synon profile të ndryshëm në Evropë, ku ai i serbit ishte rikthyer në mesin e favoritëve ditët e fundit. Sulmuesi madje do të kishte rënë dakord me Parisin për një transferim sipas “Gazzetta dello Sport”. 

Por asgjë nuk është vendosur ende. Sipas informacioneve nga “RMC”, PSG habitet me gjendjen shëndetësore të lojtarit. Dushan Vlahovic vuan nga një pubalgji kronike, gjë që e bëri atë të humbasë disa ndeshje me Juventusin sezonin e kaluar. Situata nuk është aspak e pranueshme për kampionët e Francës. 

Paris në mënyrë të pashmangshme mban një sy te lojtarët e tjerë. Sipas “RMC”, Harry Kane  konsiderohet ende një prioritet. Edhe nëse operacioni është i vështirë, PSG beson në shanset e tij. Klubi parizien po monitoron gjithashtu nga afër situatën e sulmuesit të ri të Atalantas, Rasmus Højlund. Në listën e ngushtë është edhe sulmuesi i Benficas,  Gonçalo Ramos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll