Sport

VIDEO / Befason boksieri i famshëm, 7 milionë dollarë vetëm me një xhiro në dyqan rrobash…

Ndonëse njihet si një nga sportistët më kontrovers dhe si dikush që nuk i kushton rëndësi se ku dhe sa para shpenzon, as çfarë merr nga ato para, kjo lëvizje e amerikanit tronditi botën.

21 Korrik 2023, 17:10 Nga DOSJA
VIDEO / Befason boksieri i famshëm, 7 milionë dollarë vetëm

AFRIKE E JUGUT - Një nga atletët më të pasur në botë, Floyd Mayweather, shpenzoi shtatë milionë dollarë në një dyqan veshjesh.

Ndonëse njihet si një nga sportistët më kontrovers dhe si dikush që nuk i kushton rëndësi se ku dhe sa para shpenzon, as çfarë merr nga ato para, kjo lëvizje e amerikanit tronditi botën.

Një video e një dyqani të markës luksoze në Afrikën e Jugut që rrethohet nga forcat speciale të policisë po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Bota u shtang nga videoja dhe përveç parave joreale të shpenzuara nga boksieri, është veçanërisht interesant momenti kur polici del nga dyqani me armë në duar, i ndjekur nga Mayweather .

Mayweather është aktualisht në turne në Afrikë ku ka vizituar disa qytete dhe vende për të promovuar dhe ndihmuar boksin vendas me ndihmën e markës së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll