Sport

VIDEO/ Manchester City surprizon Haaland, feston ditëlindjen e tij të 23-të...

Surpriza e Manchester Cityt për ditëlindjen e 23-të të Erling Haaland me një tortë blu.

21 Korrik 2023, 14:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Manchester City surprizon Haaland, feston ditëlindjen e tij të

ANGLI - Erling Haaland, i cili sezonin e kaluar ishte një nga protagonistët e Cityt dhe me 36 gola në Premierligë udhëhoqi “Qytetarët”, në sezonin e tij të parë, drejt majës së Anglisë, sot ka ditëlindjen.

Sulmuesi norvegjez, i cili në vitin e tij të parë me City fitoi tripletën dhe me paraqitjet e tij fitoi edhe titullin ‘Lojtari i Vitit’ në Premier League, mbush 23 vjeç.

Shokët e skuadrës vendosën ta surprizojnë për ditëlindjen e tij me një tortë. Sapo hyri ne dhomë ai u gezua dhe buzeqeshja nuk iu hiqte asnjë moment nga buzët, duke komentuar se si i pëlqeu torta.

“Tortë e mrekullueshme”, ka thënë futbollisti ndërkombëtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll