Sport

Mourinho duhet të bëjë “omëletë” pa vezë, Roma me burime të kufizuara transferimi

Klubi bëri marrëveshje me UEFA-n, në kuadër të ‘Fair Play’-it financiar

21 Korrik 2023, 14:23 Nga DOSJA
Mourinho duhet të bëjë “omëletë” pa

ITALI - Roma nuk mund të operojë në treg, si disa nga klubet më të mira italiane, falë kufizimeve financiare që vijnë nga një marrëveshje me UEFA-n, sipas 'Corriere dello Sport'.

'Verdhekuqtë' kanë luajtur në mënyrë të moderuar në këto ditë merkato, pasi kanë siguruar Rasmus Kristensen si huazim nga Leeds dhe Evan Ndicka dhe Houssem Aouar në transferta të lira. 

José Mourinhos i pëlqente të kishte lojtarë si Gianluca Scamacca, apo Alvaro Morata dhe klubi po përpiqet t'i sigurojë ata në formë huazimi.

Roma nuk mund të shpenzojë shumë para në merkato për shkak të marrëveshjes së arritur me UEFA-n në shtator të vitit të kaluar, në kuadër të ‘Fair Play’-it financiar.
Këto probleme janë trashëguar nga drejtimi i mëparshëm dhe kanë nënshkrime të kufizuara që nga janari 2022. 

Nënshkrimet e fundit ishin ose me kosto zero, si Paulo Dybala, ose në huazim, si Georginio Wijnaldum, i cili erdhi në huazim nga PSG.

Roma i ka tejkaluar ngushtë kufijtë e “fair play”-it financiar sezonin e kaluar, por do të ‘shpëtohet’ me pagesën e një gjobe të vogël. Kufizimet financiare do të vazhdojnë, kështu që Mourinho dhe Tiago Pinto do të duhet të punojnë shumë për të përforcuar ekipin këtë verë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll