Sport

Premtimi i Neymar: "Nëse është djalë, fëmija im do të quhet Messi!"... (video)

Dashuria e Neymar për ish-bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi është e njohur. Kështu që nuk është çudi që ai do ta quante fëmijën e tij me emrin e yllit argjentinas, nëse do të ishte djalë.

21 Korrik 2023, 15:48 Nga DOSJA

Premtimi i Neymar: "Nëse është djalë, fëmija im do

FRANCE - Në një intervistë që Neymar ka dhënë, ai ndër të tjera ka treguar se fëmijës së tij do ta quante Messi nëse do të ishte djalë.

Futbollisti brazilian ishte i ftuar i një Youtuber-i të famshëm nga vendi i tij. Ndër të tjera, atij iu kërkua të përgjigjet se çfarë emri do t'i vendosë fëmijës së tij të dytë.

"Si do ta quani fëmijën që po vjen?" është pyetur futbollisti 31-vjeçar dhe ai është përgjigjur: “Messi”. Dy burrat shpërthyen duke qeshur me përgjigjen e tij.

Megjithatë, fakti nuk është për t'u habitur, pasi dihet se braziliani mban marrëdhënie të shkëlqyera me Lionel Messin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll