Art&Argëtim

Disa muaj pas ndarjes, ka "ecur" para/ Ish-bashkëshorti i Reese Witherspoon në pushime romantike me një grua tjetër

Sipas një burimi anonim për People, ai u pa në pushime romantik në Kosta Rika me një grua të panjohur.

21 Korrik 2023, 15:03 Nga k.m.
Disa muaj pas ndarjes, ka "ecur" para/ Ish-bashkëshorti i Reese
Reese Witherspoon dhe Jim Toth

SHBA- Në prill, Reese Witherspoon dhe Jim Toth njoftuan se martesa e tyre po përfundonte pas 12 vitesh dhe se kishin vendosur të ndanin rrugët. Por duket se tashmë ish-partneri 52-vjeçar i aktores ka ecur para me jetën e tij. Sipas një burimi anonim për People, ai u pa në pushime romantik në Kosta Rika me një grua të panjohur.

Ata po qëndronin në një suitë dhe dukeshin vërtet të lumtur , duke u relaksuar dhe duke shijuar jetën. Marrëdhënia e tyre ishte padyshim romantike,”- tha dëshmitari anonim.

Jim Toth dhe Reese Witherspoon u martuan më 26 mars 2011 dhe njoftuan divorcin e tyre vetëm disa ditë para përvjetorit të tyre të 12-të të martesës. Çifti ka një djalë 10-vjeçar së bashku, ndërsa aktorja ka edhe dy fëmijë, 23 dhe 19, nga martesa e saj e mëparshme me Ryan Phillippe.

reese witherspoon jim toth

Sondazh

Poll