Art&Argëtim

Travis Baker dhe Kourtney Kardashian prindër për herë të parë, çifti zbulojnë emrin e fëmijës

Përsa i përket emrit, ai u shpreh se i pëlqen Rocky George, ndërsa 13-ta është numri i madh i të gjitha kohërave.

20 Korrik 2023, 14:52 Nga f.i
Travis Baker dhe Kourtney Kardashian prindër për herë të
Kourtney Kardashian dhe Travis Baker

SHBA- Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj Travis Baker së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku. Lajmin e bukur e dha vetë Kardashian, disa muaj më parë gjatë koncertit të Baker me Blink-182 ne Los Angeles.

Ndërsa ditët kalojnë, së fundmi Travis gjatë një interviste për emisionin “GOAT Talk”, ndër të tjera ka zbuluar se dyshja do të pagëzojë të voglin e tyre me emrin Rocky 13.

“Më pëlqen Rocky 13.”- tha Travis.

Përsa i përket emrit, ai u shpreh se i pëlqen Rocky George, ndërsa 13-ta është numri i madh i të gjitha kohërave.

kourtney kardashian travis baker

Sondazh

Poll